Botë
Greqi: Parlamenti miraton paketën e re të ndihmës
14.08.2015 17:52
Parlamenti i Greqisë ka miratuar kushtet e paketës së re të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë...

Parlamenti i Greqisë ka miratuar kushtet e paketës së re të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, pas një debati që ka zgjatur gjatë gjithë natës së shkuar.
Marrëveshja e propozuar përfshin rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve në shtetin grek, në këmbim të ndihmës prej 85 miliardë eurosh.
Deputetët kanë votuar me 222 vota për, 64 kundër dhe 11 abstenime.
Tridhjetë e një vota kundër kanë qenë nga anëtarët e partisë në pushtet, Syriza.
