Maqedoni
Rasti i “Makpetroll”: Bllokohet xhirollogaria e kompanisë
14.08.2015 18:04
Bllokohet xhirollogaria e Makpetroll, ndërkohë që nga prokuroria e Shkupit kumtojnë se është hapur lëndë për rastin e Makpetrollit...

Bllokohet xhirollogaria e Makpetroll, ndërkohë që nga prokuroria e Shkupit kumtojnë se është hapur lëndë për rastin e Makpetrollit pas kallzimeve penale që ka ngritur MPB për paligjshmëritë e kryera në këtë kompani.
Me lëndën prokuroria po punon tanimë një javë. Detajet tjera nuk bëhen publike.
Nga Makpetroll nëpërmjet një komunikate thonë se bëhet fjalë për padi tendencioze të MBP-së të përpiluar në akuza të pabaza.
“Makpetroll është e habitur se nga doli nevoja që ndaj kompanisë tonë të ngritet procedurë e cila I ngjanë një padie tendencioze të bazuar në akuza të pabaza. Kjo ndodh tanimë 9 vite që kur kuvendi I akcionerëve mori vendim për investim në kompani, që do të garantonte distribuim cilësor dhe në kohë të naftës dhe derivative të saj", thuhet në komunikatën e Makpetroll.
Zëdhënësi I MPB-së Ivo Kotevski hedh poshtë akuzat e bëra duke u arsyetuar se MPB po tenton të zbardh paligjshmëritë e bëra.
“Makpetroll nuk është e përfshirë në padinë penale si person fizik. Me padinë penale jan ëtë përfshirë një pjesë më e madhe e personave fizik dhe është paksa e çuditshme se si Makpetroll si kompani reagon. Nëse seriozisht shqyrtohet padia është më se e qartë se lista është paraqitur për shkak të mbrojtjes të interesave të Makpetroll gjegjësisht të akcionerëve të Makpetroll”, shprehet zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
MPB dje ngriti kallzim penal ndaj 21 personave, në mesin e tyre u padit edhe kryetari I bordit drejtues të kompanisë së naftës Andrea Josifovski.
Kjo sipas analistëve konsiderohet edhe si presion ndaj TV Tellma, pronar i së cilës është Josifovski.
Të paditurit akuzohen për pjesëmarrje në derdhjen e paligjshme të kapitalit nga Makpetroll në shoqatën akcionare Oillko.
Rasti për Makpetrollin ka shkaktuar reagime të shumta duke u hapur dilemat se pse tani po ngritet padi penale kur rasti ka të bëjë me veprime të periudhës 2006-2007.
MERAL ISMAILI
