Maqedoni
SHVL-UÇK përkujton dëshmorët e kombit
14.08.2015 18:07
Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së vazhdon me nderimin dhe përkujtimin e dëshmorëve dhe martirëve të kombit...

Shoqata e Veteranëve të luftës së UÇK-së vazhdon me nderimin dhe përkujtimin e dëshmorëve dhe martirëve të kombit të cilët nën emblemen e UÇK-së humbën jetën gjatë konfliktit të vitit 2001.
Në komunikatën e lëshuar me shkrim të SHVL-UÇK-së ndër të tjera thuhet:
"Shumë të nderuara familje të Dëshmorëve-Martirëve! Të nderuar bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë! Në vazhdën e përkujtim - nderimit të të rënëve në vitin 2001, nën Emblemën e UÇK, do të përkulemi e shpalosim kujtime pranë të riut-mburojës së Sharrit, Pollogut e popullatës: Ismail Mehmeti Komandant ''Majli'' Ai ishte vazhduesi i luftës së gjeneratave dhe i Hasan Mehmetit me shokë".
Nderim - kujtimi do të zhvillohet diten e diel diel, në ora 18.00, në fsh. Xhepçisht, te venpërjetësia e Tij dhe në vijim te vendrënia e Tij në Drenojë.
