Maqedoni
DMSH: Ekspertë do të vërtetojnë arsyet e vërshimeve
14.08.2015 18:45
Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me shtatë ekspertë nga jashtë dymbëdhjetë ditët e ardhëshme...

Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me shtatë ekspertë nga jashtë dymbëdhjetë ditët e ardhëshme do të punojnë në përcaktimin e arsyeve të vërshimeve që kapluan rajonin e Tetovës.
Drejtori I DMSH-së njotoi se në bazë të konkluzionit të qeverisë më katër gusht të këti viti është vendosur që të aktivizohet mekanizmi për mbrojtje civile të Bes-ë I cili mundëson koordinim të ndihmës që vjen nga BE në rastë të fatkeqësive natyrore.
“Arsyeja për aktivizimin e mekanizmit për mbrojtje civile është rasti me fatkeqësitë natyrore dhe vërshimet të cilat ndodhën në Tetovë .Si rezultat i kësaj shteti ynë pësoi dëme të mëdha rreth 390 shtëpi të dëmtuara dhe 1 milione 500 mijë kubik rrëshqitje dheu. Në tëren gjinden për momentin 39 bagerë dhe 40 kamionë”, shprehet drejtori i DMSH-së, Shaban Saliu.
Kryësuesi i ekspertëve Rudolf De Krom nga Holanda informoi se mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së I ftoi vendet anëtare të sigurojnë ekspertizë.
“Përfshihen eksertë nga fusha e ujit për pije ,kanalizimit,gjeologjisë të cilët do të bëjnë vlerësim të terenit për atë se cila është arrsyeja e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve dhe do të përgaditet rapor me rekomandime për parandalim.UNDP dhe organizata të tjera gjithashtu bëjnë vlersim të gjendjes ,por ne më shumë do të fokusohemi në dhënien e rekomandimeve për të ardhmen”, shprehet kryesuesi I ekspertëve Rudolf De Krom.
Sipas Saliut edhe disa ditë tereni tërësisht do të pastrohet.
FLORIJE KAMBERI
