Maqedoni
Pengohet një tentim për futje ilegale të devizave
14.08.2015 20:01
Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Bllacë penguan tentim për hyrje ilegale të 34 mijë eurove në vend...

Siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, mbrëmë rreth mesnatës, për hyrje në vend është paraqitur një automobil i tipit folsfagen pasat me targa serbe, i drejtuar nga një shtetas serb, i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër serb. Në pyetjen e nëpunësve doganorë nëse kanë diçka të paraqesin për kontroll doganor, të dy janë përgjigjur negativisht.
Gjatë bisedës zyrtare, theksohet në kumtesë, shkelësit kanë deklaruar se paratë i përkasin bashkudhëtarit dhe se kanë pasur për qëllim me to të paguajnë shërbime transportuese ajrore në Shkup.
Në pajtim me Ligjin për punë devizore, nga 10 mijë euro, shumë e cila munden lirisht të futet në vend u janë kthyer shkelësve, ndërsa pjesa tjerë e 34.000 eurove është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër tyre është inicuar edhe procedurë penale./mia
