Ekspozitë e mjeteve luftarake dhe pajisjeve të ARM-së
15.08.2015 12:15
Në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup sot do të organizohet ekspozitë e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje e ARM-së...

Në ekspozitë qytetarët do të mund të shoqërohen me pjesëtarët e armatës dhe t'i shikojnë mjetet e ekspozuara materialo-teknike, automjetet luftarake dhe helikopterin transportues Mi-8/17 të ARM-së.
Ekspozita është në suaza të shënimit të 18 Gushtit, Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë, ndërsa do ta vizitojnë edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i SHM-së të ARM-së gjeneral-nënkolonel Goranço Kotevski.
