Shoqatat e bujqve mirëpresin vendimin për njohjen e stazhit
Lidhja e Bujqëve të Maqedonisë, Asociacioni Bujqev dhe Lidhja e vreshtarëve të Maqedonisë "Agrotikveshija", e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për njohjen e stazhit të bujqve që nga viti 1978 deri në vitin 1988...

Me një vendim të tillë zgjidhen një sërë problemesh për të gjithë bujqit që pagujnë, por stazhi nuk u njihej thonë nga shoqatat e bujqëve.
“Kërkesa jonë është që të zgjidhet problemi me pensionet e bujqëve, të gjindet model që për bujqit që nga 78 deri me 88 tën paguanin sigurim pensional dhe autoritetet e athershme e ndërprenë këtë masë.Qeveria këtë kërkesë e pranoi dhe deri në fund të muajit ajo do të jetë realitet ,të gjithë ata bujq do të munden që ato dhjetë vite ti shfrytëzojnë për realizimin e të drejtës së pensionit” – tha Kryetari i Lidhjes së Bujqëve, Vele Tantarov.
Ai njëherit theksoi se që nga viti 2006 e këndej, Lidhje e bujqve ka realizuar disa takime me kryeministrin Gruevski ku janë biseduar problemet më të rënda për bujqit që erdhën si pasojë e sistemit të kaluar.
Në këtë plan kërkuam që të ulet TVSH-ja për mekanizmin bujqësor, kemikatet , si dhe të ndryshohet ligji për tatimin personal, me cka nëse bujku merr 100 denar, vetëm 35 denar i ka harxhime, ndërsa 65 denar fitim të pastër.
Sipas Tantarov Hap pas hapi problemet u zgjodhën. TVSH nga 18 përqind tani është ulur në tetë përqind dhe një tatim i tillë tani në vendet që na rrethojnë nuk ekziston. Poashtu Me pranimin e stazhit sipas tij zgjidhet një problemiI madh i bujqëve të cilëve u kanë munguar disa vite për pensionim. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
