Përmbytjet, dezinsektim me aeroplan kundër sëmundjeve ngjitëse

15.08.2015 13:53

Përmbytjet nga rreshjet e dendura që ndodhën kohëve të fundit në pjesën më të madhe të territorit krijojnë kushte për paraqitjen e sëmundjeve ngjitëse, të cilat i përhapin kryesisht mushkonjat dhe rriqrat...

Për të parandaluar këtë rrezik, Ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar se të enjten do të bëjë spërkatjen nga ajri në zonat e nëntë qendrave të shëndetit publik, përkatësisht dezinsektim me aeroplan do të bëhet në Tetovë, Kumanovë, Veles, Manastir, Ohër, Prilep, Kocan, Strumicë dhe Shtip.

Aksioni do të përfshijë një hapësirë prej rreth 6.000 hektarë, posacërisht zonat e përmbytura. Dezinsektimi do të bëhet në orët e hershme të mngjesit, nga ora pesë deri në orën tetë. Ministria njofton bletarët e këtyre zonave që të marrin masat e duhura dhe të mos i lëshojnë bletët rreth katër orë pas stërpikjes.

Kjo është stërpikja e dytë e jashtëzakonshme e organizuar nga Ministria e shëndetësisë për shkak të përmbytjeve që përfshinë vendin.

Ministria e shëndetësisë njofton se, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse vektor, komunat janë të obliguara që në periudhën mars-shtator të bëjnë dezinsektimin e hapësirave publike, në harmoni me Planin e veprimit për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. (Shpëtim Nuredini, TVM2)