Deti Mesdhe, fundoset anija me emigrant, të paktën 40 të vdekur
15.08.2015 15:49
Të paktën 40 emigrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe, pasi anija e tyre është fundosur...

Marina italiane ka konfirmuar vdekjen e emigrantëve, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Në deklaratën e marinës, thuhej se një anije Cigala Fulgosi është duke udhëhequr operacionin e shpëtimit dhe se janë shpëtuar shumë njerëz.
Raportohet se anija e emigrantëve ka qenë rreth 50 kilometra larg brigjeve të Libisë dhe po bartte me vete rreth 400 emigrantë.
Më shumë se 100 mijë emigrantë kanë arritur me anije në Itali që prej fillimit të këtij viti. Ndërkaq, të paktën 2 mijë e 40 kanë vdekur, thotë Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.
