Masakër në Brazil, 20 të vdekur, 9 të plagosur

15.08.2015 16:00

Brazili është tronditur nga një masakër me 20 të vdekur dhe nëntë të plagosur e kryer në dy zona të ndryshme të qytetit Sao Paulo në harkun kohor të dy orëve e gjysëm...

Masakra është kryer nga njerëz të armatosur me maska, ndërsa policia ka dyshime se vrasjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Pjesa më e madhe e viktimave u shënuan në qytezën Osasko, me 23 të qëlluar dhe 17 të vdekur. Ndërsa tre të tjerët viktimat e tjera u shënuan në Barueri.

Sipas dëshmitarëve, para se të gjuanin në drejtim të viktimave, vrasësit i merrnin ata në makinë, duke i kontrolluar për emrat. Autoritete janë duke hetuar nëse të gjitha viktimat kanë ndonjë lidhje, dhe nëse kanë qenë të kërcënuar më parë.

Policia ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që për një kohë kaq të shkurtër të vriten kaq shumë persona. Në Brazil ka një luftë të vazhdueshme ndërmjet bandave të drogës që luftojnë për kontroll në getot e varfëra të vendit.