SHPËRTHIMI NË QYTETIN TIANJIN TË KINËS
Evakuohet popullata nga frika e ndotjes kimike
15.08.2015 16:05
Nga frika e ndotjes kimike, autoritetet kineze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në hapsirën prej tre kilometrash, në zonën ku para pak ditësh ndodhi një shpërthim fuqishëm...

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se evakuikimi u shkaktua nga kërcënimi i përhapjes së substancave toksike. 85 njerëz mendohet të kenë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga shpërthimet e së mërkurës në qytetin Tianjin.
Disa zjarre vazhdojnë të të rindizen. Agjencia e lajmeve tha se vazhdimisht kanë shpërthyer edhe shumë automjete. Zyrtarët kanë konfirmuar se në depo kishte nitrat kaliumi dhe nitrat natriumi.
