Mançester, hapet një gropë rreth 12 metra thellësi
15.08.2015 16:15
Një gropë e madhe u hap papritur në rrugën “Mancunian”, një nga zonat më me trafik në qendër të qytetit të Mançesterit...

Kjo mendohet të jetë shkaktuar nga shirat e dendur në ditët e fundit, të cilat kanë dëmtuar një tub uji, duke shkaktuar kështu edhe shembjen e një pjese të rrugës.
Gropa, raporton BBC, është e thellë rreth 12 metra dhe e gjera të paktën 4 metra e gjysmë. Pas kësajë Rruga do të mbetet e mbyllur për disa ditë.
