LSDM akuzon Gruevskin, tentim për fshehjen e krimit me parcelat në Vodno

15.08.2015 16:44

Kryeministri Nikolla Gruevski tenton të fsheh krimin që ka bërë me parcelat ndërtimore në Vodno, krim ky i cili kap vlerën prej 17 milion euro...

Këto akuza i bëri LSDM ja opozitare. Nënkryetari I LSDM së  Damjan Mançevski thotë se kalimi i pronësisë nga kompania Siraks Inzhiniering  tek kompania Orka Holding  nuk do ta shpëtojnë Gruevskin nga përgjegjësia për krimin e bërë.

“Përveç ndryshimit të pronarit, është ndryshuar edhe udhëheqësia e firmës e cila i posedon parcelat ndërtimore. Është fshirë edhe udhëheqësi i deritanishëm Risto Novaçevski, kumbarë i Nikolla Gruevski dhe vëlla i sekretares së tij personale. Opinioni tashmë ka njohuri për dëshirën e madhe të Gruevskit lidhur me mijëra hektarët në Vodno me vlerë prej miliona euro” – tha nënkryetari i LSDM së, Damjan Mançevski.

Sipas Mancevskit, nga audio incizimet e publikuara kohë më parë nga opozita u dëgjua qartë se si kryeministri Gruevski bisedon me Ministrin e atëhershëm të Transportit Mile Janakievski se ku dhe sa e madhe të jetë parcela në Vodno.

“Qytetarët tashmë i dëgjuan bisedat që publikoi LSDM-ja e ku mund të dëgjoheshte  se Gruevski dhe Janakievski merreshin vesh për ndryshimin e planeve  urbanistike, se si Gruevski kërkon mënyra që të zgjerohet parcela, interesohet për pikën më të lartë të saj, që të mos ketë askush mbi të, kërkon hapje të rrugës, mur mbrojtës, bën pazare me këto” – tha nënkryetari i LSDM së, Damjan Mançevski.

Ndryshimi i pronarit të tokës ndërtimore nuk do të shpëtojë Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij për gjithë krimin lidhur me këtë tokë. Gruevski duhet ta ketë të qartë se ikje nga përgjegjësia nuk mund të ketë thotë Mancevski. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)