Rogerc Cup, Nadal eliminohet nga Nishikori

15.08.2015 18:36

Key Nishikori nxjerr jashtë “Rogers Cup” spanjollin Rafael Nadal. Në cerekfinale të turneut kanadez japonezi i tregon limitet e tij tenistit spanjoll, duke e mposhtur 2-0 me sete, 6-2 dhe 6-4..

Numri 9 në botë i dha shenjat e dorëzimit që në gejmin e 3-të, i fituar nga Nishikori me shërbimet e kundërshtarit. Nishikori, që dukej i një planeti tjetër, i mori dy gejme me “brake” 29-vjecarit nga Mallorca, i cili dha një shkëndijë në gejmin e gjashtë të setit të dytë, por vetëm kaq sepse japonezi i dha fund shumë shpejt sfidës.

Arrin të kualifikohet në finale edhe numri një në botë, Novak Djokovic, i cili vuajti shumë në dy setet e para ndaj Gulbis. 5-7 për letonezin u mbyll seti i parë, me serbin që humbi dy gejme më shërbimet e tij. Në setin e tretë Djokovic shpërtheu me gjtihë forcë, duke humbur vetëm një game ndaj një kundërshtari që për pak mund t’i shkaktonte një humbje të papritur.

Siguron një vend në gjysmëfinale edhe Andy Marray, që kaloi 2-0 me sete, 6-4, 6-4 francezin Tsonga. Britankut i mjaftoi një gejm me “brake” në cdo set, për t’u rreshtuar mes katër më të mirëve më Rogers Cup.

Përsa u përket femrave asnjë problem për Serena Ëilliams, e cila mposhti 2-0 me sete 6-4, 6-3 italianen Vinci. U kualifikuan gjithashtu në gjysmefinale, Bencic, e cili befasoi 2-0 me sete serben Ana Ivanovic, Errani e cila eliminoi Tsurenkon, dhe Halep, që triumfoi ndaj Radwanskas.