Aduriz hat-trick, Bilbao befason Barçën
Athletic Bilbao e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri...

Bilbao e ka shkatërruar Barcelonën, duke e mposhtur sonte me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
Skuadra e Bilbaos ka zhvilluar një super ndeshje përballë “blaugranave” të cilët sonte zhgënjyen adhuruesit e tyre.
Vetëm pas 13 minutave lojë, baskët kaluan në epërsi më golin e Mikel San Jose, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë pritej rikthimi i Barcelonës, por ishte Bilbao që shënoi edhe tre gola.
Fillimisht Artiz Aduriz (53’) dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në 2-0. I njëjti lojtar nëntë minuta më vonë ngriti epërsinë e Bilbaos në 3-0, Por, Aduriz nuk u ndal më kaq, sepse në minutën e 68-të shënoi golin e katërt për Bilbaon nga pika e bardhë, dhe duke arritur hat-trickun në këtë ndeshje, derisa Lionel Messi më shokë nuk ia doli që të paktën në këtë sfidë të shënojë golin e nderit.
Bilbao më këtë rezultat është afër trofeut të Superkupës, edhe pse duhet të luhet ndeshja e kthimit në “Camp Nou”.
