Formula 1, në 2016 mbetet me 11 skuadra
Edhe viti 2016 në formulën një nuk do të sjellë risi sa I përket numrit të makinave pjesmarëse, pasiqë kështu ka vendosur Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit...
Në këtë mënyrë, duhet pritur viti 2017 që numri i njëvendësheve në pistat botërore të sportit më spektakolar të makinave, të rritet. Fillimisht, FIA caktoi datën 30 Qershor si afatin final për aplikimet e reja dhe më pas e shtyu këtë afat me 30 ditë për të vlerësuar aplikimet në adresë të institucionit.
Sipas informacioneve zyrtare, të interesuar për hyrjen në Formula 1 ishin amerikanët e Team Haas.
“Asnjë nga dy kërkesat e bëra nuk u pranuan prandaj nuk do të ketë asnjë skuadër të re për sezonin 2016″, theksohet në komunikatën zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit që nuk jep informacione shtesë rreth dy ekipeve që janë refuzuar.
Gjatë viteve të fundit, numri i skuadrave të interesuara për t’u angazhuar në Formula 1 është tkurrur ndjeshëm për shkak të kostove të mëdha financiare që ka ky sport.