Grupi punues vazhdon punimet ditën e hënë

Gruevski nuk komenton gadishmërinë për prokurorin

15.08.2015 19:01

Grupet e punës për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit, për dalje nga kriza politike, të hënën u kthehen punimeve...

Një ndër çështjet më të nxehta është dakordimi për prokurorin special, i cili do të zgjidhet më 15 shtator me konsensus të katër partive më të mëdha, VMRO, LSDM, BDI dhe PDSH.

Kryeministri Gruevski hezitoi t’i përgjigjet pyetjes nëse partitë politike, posacërisht partia e tij, do të jetë e gatshme të dakordohet për prokurorin special, I cili do të duhet të merret kryesisht me materialet e siguruara nga përgjimet, e ku ka pretendime për përvshirjen e vetë  kryeministrit në vepra kriminale.

“Unë u përgjigja rreth kësaj çështjeje para disa ditë” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Nga LSDM janë optimist për epilogun e marrëveshjes dhe lideri Zoran Zaev paralajmëroi se më 1 shtator deputetet e kësaj partie do të kthehen në Parlament që të miratojnë ligjin për Prokurorin special.

“Deri në Vitin e Ri, Nikolla Gruevski do të përgjigjet për keqpërdorimet dhe krimet e tij”- ka deklaruar lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Në ndërkohë, krerët partiak dhe subjektet e tyre siç duket kanë filluar fushatën në terren. Kontakte me qytetarë, vënie gurthemelesh dhe prerje kurdelesh, gjithandej. Mirëpo Gruevski mohoi që kjo të jetë jetë fushatë. Sipas tij, kjo është mënyra e punës së tij që në ditën e parë si kryeministër. (Shpëtim Nuredini, TVM2)