Gruevski vizitoi zonën industriale në Çojli

Qeveria angazhohet për sjelljen e investitorëve

15.08.2015 19:48

Kryeministri Nikolla Gruevski sot e vizitoi zonën industriale në Çojli ku po realizohet investimi prej 50.000 eurosh për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit...

"Komuna investon për ndërtimin e rrjetit ujësjellës, rrugët veçmë janë tamponuar, EVN në faza lëshon energji elektrike, kështu që punët në këtë zonë po zhvillohem mirë" tha Gruevski.

Në vetë zonën, siç theksoi ai, shumë investues punojnë në objektet e tyre.

"Në fazën përfundimtare është fabrika e re e firmës Maqedoni-Austri "Kvenberger". Paralelisht me to investimi italian gjegjësisht spitali i ri i Euroitlia deri në vitin e ri pritet pjesërisht të fillojë me punë. Kjo do të mundësojë punësime të reja, ndërsa spitali pritet të sjellë pajisje moderne dhe cilësi shtesë në trajtimin shëndetësor në Maqedoni dhe në vitet e ardhshme të hapë rreth 250 vende pune", theksoi Gruevski.

Ai shtoi se Qeveria do t'i sigurojë të gjitha procedurat e nevojshme për zgjerimin e zonës dhe hapjen e mundësive për hyrje të investuesve të rinj dhe hapjen e vendeve të reja të punës.