Qytetarët fare pak blejnë piktura
Veprimtaria artistike gjithkund në botë vlersohen lartë, ndersa veprat zene vendin e duhur në shoqeri...

Në Maqedoni ka shumë piktorë të cilët kanë krijimtari të begatë edhe motive të shumta në pikturat e tyre. Por sa në të vërtetë çmohen këto vepra të artit dhe sa kanë shprehi shqiptarët të blejnë piktura. Edhe pse u pëlqejnë pikturat, qytetarët sërisht janë indiferent për blerje sepse siç thonë ata nuk kanë formuar shprehi të tillë.
“Kënaqësia e madhe është të blesh piktura prej piktorëve tonë mirëpo megjithatë unë jam pensionist dhe ndoshta nuk më mbetin të holla për të blerë piktura. Gjendja ekonomike e bënë të vetën që nuk mund të blejn aq tepër piktura”
“Nuk interesohem fort për të blerë piktura, nuk jam prej atyre njerëve që blejnë piktura. Nuk i di çmimet si janë, nuk i kam pyetur. Jam pensionist në Gjermani interesohem ka pak, por me blerë jo”
“Kam disa vepra të dhuruara nga miqë e mi edhe piktura të vogla kur vizitojmë shembull qytete të ndryshme preferoj gravura të një qytetit historik. Duke marr parasysh se si vlersohen pikturat nëpër vendet perëndimore besoj se në viset tona mund ti gjesh shumë lira ato edhe të bësh një llogari të përgjithshme besoj se nuk ja vlen ndonjë artist shumë i madh të shes ndonjë piktur me çmim prej 300 apo 400 euro” – thanë disa nga të anketuarit.
Tek Bezisteni në Çarshine e Vjetër të Shkupit mund të gjinden shumë piktorë të cilët përdorin teknika dhe motive të llojllojshme në pikturat e tyre. Piktori i njohur Reshat Ameti vlerëson se shitja e veprave të artit në vend është në nivel shumë të ulët. Ai thotë se pikturat nuk janë të gjitha të shtrenjta. Ka edhe për ata të cilët kanë xhep më të cekët, si edhe për të pasurit dhe po thuajse të gjithë ateljetë japin piktura në këste. Por ajo që mungon në përgjethësi thotë ai është shprehija e blerjes së pikturave.
“Mos harrojmë se kemi qenë në kohën e transicionit në kohë kur asgjë nuk është e qart dhe kristalizuar dhe nuk kemi shtresa kulturore, politike dhe ekonomike.Kam artdashësësit por nuk kanë mjete finaciare ta paguajnë një vepër. Ka ndodh që kam shitur vepër por e kanë paguajtur me disa këste që do të thotë që nuk kan kapacitete ose energji finaciare. Ndërsa ata që kanë mjete finaciare për fatë të keq akoma nuk janë në nivel të duhur kulturor që të kuptoj se blerja e një vepre është investim” – tha piktori Reshat Ameti.
Në vendet e zuhvilluar pikturat shiten me ndihmen menaxherëve të specializuar për veprat e artit dhe në ankande, pikturat e artistave të njohur mund të shiten me shuma të maramendese. Në Maqedoni nuk egzistojnë shërbime të tilla por duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve për vlersimin e punës dhe veprave të piktorëve. (Rexhep Qamili, TVM2)
