Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nesër ndërprerje në aksin Ohër-Kërçovë

16.08.2015 12:53

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata...

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë paralajmroi se nesër prej orës 14 deri në orën 16 do të jetë në ndërprerje komunikacioni në aksin rrugor Ohër-Kërçovë afër qafës malore Preskë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare  nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.