Sulmohet një polic në fushën e sportit në qendër të Shkupit
16.08.2015 13:37
Një nëpunës policor mbrëmë rreth orës 23:30 është sulmuar fizikisht nga ana e Z.I (33) dhe E.I (28) pas ndërmarrjes së masave pas paraqitjes paraprake për muzikë të zëshme në fushën e sportit në rr. "Kej 13 Nëntori" në Shkup, informon MPB...

"Në atë moment për shkak të rrezikut të sigurisë së tij dhe sigurisë së praktikantit i cili ka qenë së bashku me të ka gjuajtur katër plumba në ajër për paralajmërim, ndërsa menjëherë pas kësaj të dyshuarit kanë ikur nga vendin i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër janë gjetur dhe arrestuar", njoftoi MPB.
Pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë adekuate.
