Për shkak të ndryshimeve klimatike për njëqind vjet askush nuk do të lahet në Itali dhe në Spanjë

16.08.2015 13:49

Për njëqind vjet, askush nuk do të lahet më në Itali dhe në Spanjë, por turistët masivisht do të shkojnë në Detin Baltik, në Letoni dhe në Estoni, konfirmojnë dy investigues spanjollë...

Si pasoj e ndryshimeve klimatike, një fat të tillë do të kenë jo vetëm këto dy vende, por edhe i tërë rajoni mesdhetar, paralajmërojnë ata, duke shtuar se turistët sa vjen e më shumë pushimet e tyre do t'i bëjnë në kampet verore në vendet e Evropës Veriore.

Në studimin e Salvador Barios dhe Huan Nikolas Ibanjez për ndikimin e ndryshimeve klimatike në turizmin evropian, theksohet se nga viti 2100 rritjet e temperaturave në vendet evropiane të Mesdheut, veçanërisht në Itali dhe në Spanj do t'i largojnë tursitët nga plazhet gjatë verës.

Të githa vendet e bukura në kontinentin verior, që sot konsiderohen si shumë të ftohta, siç janë brigjet e vendeve baltike, do të mud të përjetojnë një zhvillim të fortë të turizmit veror, citojnë ata, shkruan "Koriere dela sera".

Investiguesit spanjollë parashikojnë nga fillimi i shekullit të 22-të të ardhurat nga turizmi në vendet e Mesdheut do të fillojë që të ulet për 0,45 për qin në vit, derisa në vendet e Evropës Veriore do të rritet me shkallë prej 0,32 për qind në vit.