Rusia, Serbia dhe Bjellorusia do të mbajnë stërvitje ushtarake "Vëllazëria sllave"

16.08.2015 14:10

Në Rusi do të organizohen stërvitje ushtarake të Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë "Vëllazëria sllave", deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu në takimin me kolegun e tij serb Bratislav Gashiq, njofoti TAS....

"U dhamë rëndësi të madhe manovrave ushtarake masive të planifikuara për këtë vit 'Vëllazëria sllave' " - tha Shojgu gjatë bisedës me Gashiq në qytetin Kubinka, zonën e Moskës.

"Stërvitjet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e aftësive operuese të forcave të armatosura të Serbisë" - tha nga ana e tij Gashiq.