Klinika e Kardiokirurgjisë realizon intervenim minimal invaziv
Në Klinikën e kardiokirurgjisë çdo ditë e më shumë po rritet numri i pacientëve të operuar...

Kështu vlerëson Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, sipas të cilit risi në këtë klinikë është realizimi i intervenimit minimal invaziv tek një pacient jeta e të cilit ka qenë në rrezik.
Ky intervenim është ndihmuar nga një kirurg prej Cyrihu i cili së bashku me kirurgët tanë kanë operuar me sukses pacientin.
“Kjo është edhe një hap para për sa i përket shërbimeve që jipen në Kardiokirurgji,intervenimi është realizuar nga kirurgu Omer Xhemaili nga Spitali i Cyrihut bashkarisht me kirurgët tanë. Në Cyryh këto intervenime janë rutinore ,por tek pacientët që kanë jetën në rrezik edhe atje duhet të ndiqen protokolle të caktuara” – tha ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Çdo ditë e më tepër po modernizohemi, po pranojmë protokollet evropiane dhe konceptin e tyre për kirurgji minimale invazive po e implementojmë.Do të vazhdojmë me operimet që deri më tani po realizohen shumë mirë dhe shpresojmë se në të ardhmen do të korrim suksese më të mëdha” – tha kardiokirurgi.
Deri më tani në këtë Klinikën e Kardiokirurgjisë janë operuar 95 pacientë,ndërsa përdorimi i metodës së re do të mundësojë shërim më të shpejtë për pacientët. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
