Përplasen dy trena në Hungari, 19 të lënduar
16.08.2015 15:17
Dy trena u përplasën sot në mëngjes pranë fshatit hungarez Galgauta, 50 kilometra në verilindje nga Budapesti, me ç'rast janë lënduar 19 njerëz, njoftoi policia hungareze...

Zëdhënësi i hekurudhës hungareze MAV Imre Kvalec deklaroi se prej 19 të lënduarve, dy janë në gjendje të vështirë.
Në trenat, të cilët për momentin e aksidentit kanë lëvizur me shpejtësi prej vetëm 20 kilometra në orë, gjendeshin 30 deri 40 udhëtarë.
"Në vijim është hetim që të konfirmohen shkaqet për aksidentin" tha Kavalec.
