Turqi, nga shpërthimi i një bombe vriten tre ushtarë
16.08.2015 15:35
Tre ushtarë dhe një zyrtar policor janë vrarë në lindje të Turqisë në një sulm të kryer nga anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), bën të ditur ushtria turke....

Ushtarët u vranë pasi një bomb me telekomand shpërtheu në një rrugë në qarkun Karliova, derisa po kalonte konvoji i ushtrisë në provincën lindore Bingol.
Në këtë sulm u plagosën edhe 6 ushtarë të tjerë. Poashtu një zyrtar policor u vra nga militantët e PPK-së, në rajonin Hakkai, ku policia ishte duke mbyllur disa llogore të hapura nga rebelët.
Militantët e PPK-së kanë nisur sulmet ndaj forcave turke, që ngai fillimi i sulmeve ajrore turke kundër kampeve të PPK-së në veri të Irakut më 25 korrik.
