Indonezi, zhduket një aeroplan me 54 pasagjerë

16.08.2015 15:38

Zhduket një avioni indonezian në rajonin e Papuas, me 54 persona në bord...

Kontakti me aeroplanin “ATR 42” të “Trigana Air” humbi pak pas orës 15, me orën lokale, dhe autoritetet nuk kanë pasur rrugë tjetër veçse ta shpallin të zhdukur avionin.

“Nuk e dimë me siguri çfarë ka ndodhur dhe në këto momente po bashkëpunojmë ngushtësisht me zyrtarët lokalë”, ka thënë për Asoshieted Press, zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Julius Barata.

Në rajonin e Papuas, ku ka humbur avioni, kushtet atmosferike aktualisht janë shumë të këqija; moti është i vranët e dukshmëria e ulët.

Avioni me 44 pasagjerë të rritur në bord, 5 fëmijë dhe 5 anëtarë ekuipazhi, u zhduk nga radarët pak pas ngritjes në ajër nga Aeroporti i Sentanit në kryeqendrën rajonale të Jayapura, drejt qyteti jugor të Oksibilit. Nisja u bë në orën 14 e 21 dhe në 14 e 55 minuta kontakti ishte humbur.

Kompania “Trigana Air” deri më tani ka pasur 14 incidente serioze, që prej nisjes së operacioneve në 1991-shin, prej kur ka humbur të paktën 10 aeroplanë. Kjo linjë ajrore është që prej 2007-s në listën e zezë të Bashkimit Europian, ku me përjashtim të 4 kompanive, bëjnë pjesë të gjitha linjat e tjera indoneziane.