IN MEMORIAM

16.08.2015 16:03

Dje në Prishtinë ka ndërruar jetë akademiku i njohur nga Kosova Esat Stavileci...

Tanimë i ndjeri Esat Stavileci u lind më11 korrik të vitit 1942, në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit. Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës. Akademikun Stavileci mes tjerash në vitin 2001 në përfundim të luftës në Maqedoni, dha kontributin e tijë në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit si ekspert ligjor.

Mbledhja komemorative do të mbahet të hënën, më 17 gusht 2015, në orën 10:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet nga ora 10:30 deri në 11:30, po ashtu në Mjediset e Akademisë. Akademik Stavileci do të varroset në varrezat e qytetit të Gjakovës më 17 gusht në orën 17:00.

Akademi përkujtimore dhe homazhe do të mbahen edhe në Gjakovë. Autoritetet më të larta të Kosovës, Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë nga Maqedonia kanë ngushëlluar familjen Stavileci.