LSDM: Në Prilep kultivohet duhani i ndaluar “Virxhinia”, MPB paralajmëron hetime

16.08.2015 16:59

LSDM-ja opozitare ka alarmuar sot për kultivim të duhanit të ndaluar të tipit Virxhinia...

Nga LSDM pyesin: Kush po kryen prodhimtari jo legale dhe duhan të ndaluar të tipit “Virxhinia”, ku po shitet dhe në xhepat e kujt po përfundojnë paratë nga prodhimtaria ilegale, e këtij lloji të duhanit në Prilep?.

“Me mbrojtjen dhe pëlqimin e dikujt në fshatin Mogilla, në Pellagoni edhe këtë vit po prodhohet duhan i tipit Virxhinia i cili është i ndaluar në Republikën e Maqedonisë. Këtyre ditëve në Mogilla janë hetuar rreth 100 hektar tokë të mbjell me duhan të tipit Virxhinia të cilat janë në pronësi të gjashtë familjeve. Prodhuesit e këtij duhani në ndërmarrjen publike Strezhevo e cila afron shërbime të ujitjes në hapësirat e Pellagonisë, kanë paraqitur se kërkojnë ujitje për grurë. Sipas informacioneve, edhe përskaj vështirësive me ujitjen, Strezhevo me 12 gusht i ka lëshuar ujë për ujitje në këto hapësira. Çmimi i këtij duhani jo legal për një kilogram lëviz edhe deri në 10 euro në tregjet botëror, përderisa çmimi i duhanit oriental që është legal, që prodhohet tek ne, është nga 2 deri në 3 euro për kilogram”, theksojnë nga LSDM.

Sipas kësaj partie kultivuesit e duhanit në Maqedoni nuk duhet të vehen në pozit të pabarabarta, në të cilën ata duhanin e tyre do ta shesin për me çmim tre here më të ulët, nga disa që me përkrahjen e dikujtë në mënyrë të kundërligjshme vijnë te fitimi I shpejtë. Socialdemokratët kërkojnë nga Minsitria e Bujqësisë dhe inspektorjati të mos heshtin port ë marrin masa për pengimin urgjent të kësaj veprimtarie. Ndërkohë Ministria e punëve të brendshme ka dalur me një komunikatë ku paralajmëron shqyrtimin e rastit.

“Ministria e punëve të brendshme do t`i shqyrtoj pretendimet e LSDM-së për prodhimin e paligjshëm të duhanit të tipit Virgjinia dhe nëse vërtetohen dyshimet për këtë vepër penale, ashtu si edhe në rastet tjera në mënyrë jo selektive do të veprohet kundër të dyshuarve”, thuhet në reagimin e MPB-së.