Delegacioni i Çairit në zonat e përmbytura
Në kuadër të aktiviteteve që Komuna e Çairit ka ndërmarrë për të ndihmuar rajonet e goditura të Tetovës nga vërshimet, një delegacion i kësaj komune, i përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit Komunal, Zahir Bekteshi, i shoqëruar nga përfaqësuesve të Organizatës Humanitare “El Hilal”, dje vizituan Komunën e Tetovës dhe fshatrat Shipkovicë, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe...

Me këtë rast delegacioni i Komunës së Çairit u prit nga Kryetari I Këshillit Komunal të Tetovës Hysen Xhemaili, me të cilin u diskutua rreth aktiviteteve që po ndërmirren për sanimin e gjendjes së krijuar.
Gjatë qëndrimit në fshatrat e goditura, përfaqësuesit e Komunës së Çairit u njohën me dëmtimet e pësuara dhe premtuan ndihma tjera në të ardhmen.
Ata gjithashtu vizituan edhe familjarët e viktimave të vërshimeve. Pakot humanitare të dedikuara për fshatrat e goditura, në vlerë prej 600 mijë denarë u realizuan nëpërmjet Organizatës humanitare “El Hilal”.
