Djokovic-Murray finalja e meshkujve në Rogers Cup, eliminohet S. Williams

16.08.2015 19:02

Një finale e gjitha për tu shijuar në Rogers Cup. Në sfidën që do të vendosë fituesin e Mastersit kanadez do të vihen përballë njëri-tjetrit, numri 1 Botës Novak Djokovic dhe numri 3, skocezi Andy Murray që në mungesë të Roger Federer ishin edhe dy favoritët kryesorë për ti shkuar deri në fund turneut...

Për të siguruar biletën e finales si Djokovic ashtu edhe Murray nuk vuajtën duke fituar lehtësisht përballë kundërshtarëve të tyre francezit Jeremy Chardy dhe japonezit Kei Nishikori. 3-herë fituesi i Rogers Cup, Novak Djokovic në 1 orë e 21 minuta lojë hodhi në tapet numrin 44-t të Botës, francezin Chardy të cilin e mundi në 2 sete me të njëjtat shifra 6-4.

Por ndërkohë që te meshkujt nuk pati surpriza, cudia e madhe ndodhi në kategorinë e femrave me 18-vjecaren zvicerane Belinda Bencic që nxorri jashtë Rogers Cup, amerikanen Serena Williams. Numri 1 i Botës u mposht  2-1 me sete nga adoleshentja helvete 6-3 5-7 4-6 në një takim që zgjati 2 orë e gjysmë. Në finale Belinda Bencic do të sfidojë rumunen Simona Halep që nga ana e saj triumfoi lehtësisht 2-0 me sete përballë italianes Sara Errani.