Ambra Meda, shqiptarja që mposhti tumorin
Ambra Meda nga Tirana mundi dhimbjen, ajo asnjëherë nuk u dorëzua, Ambra ishte modeli i shpresës, për miliona njerëz në Shqipëri dhe në botë, që janë prekur nga sëmundjet tumorale...

Nga 131 të sëmurë në botë nga kjo sëmundje Ambra Meda është e para që shaloi jetën mbi vdekjen.
Pavarësisht katër operacioneve Ambra gjithmonë ka buzëqeshur dhe ka luftuar për ta fituar jetën-për herë e dytë.
Mjekët në Shqipëri e diagnostifikuan me tumor në veshka dhe me trompozë në venën kava, e cila është vena kryesore e trupit, që furnizon zemrën me gjak. mjekët nuk i dhanë asnjë fije shprese për jetë, duke i thënë se Ambra do të kishte edhe një muaj jetë, por ajo pasi e mundi sëmundjen ajo sot sillet si fitimtare, e gjalle në jetë, dhe për këtë rast në Dibër shpreh mirënjohje edhe ndaj koncertit bamirës që u mbajt në Dibër si dhe ndaj strukturave vendore te Dibrës të cilët ndihmuan dhe u angazhuan që me mjete financiare Ambra sot të jetë e shëndetshme.
Modeli i një vajze, që luftoi me forcë kancerin , ishte kjo vajza 18 vjeçare Ambra Meda nga Tirana, e cila pas 14 seancave kimio-terapive dhe katër operacioneve, pikërisht ata i ndihmuan për ta transportuar vajzën e tyre në Gjermani, në një klinikë të specializuar për sëmundjet tumorale.
Ajo u shpreh se “Nuk e dija se nga çfarë sëmundjeje vuaja, është e tmerrshme vetëm kur e dëgjon fjalën tumor, e jo më ta dish se e ke në trup. Krijova një ide në kokën time se do ia dal dhe nuk mendoja asgjë tjetër, derisa ja ku jam, ndaj erdha sot këtu tu shpreh mirënjohje” - përfundoi Ambra. (Atli Dema, TVM2)
