Botë
Mbi 80 të vrarë nga sulmet në Siri
17.08.2015 09:22
Së paku 82 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Qeverisë siriane në një treg, pranë Damaskut...

Sulmet e djeshme në qytetin Douma, që kontrollohet nga forcat rebele, kanë qenë ndër më të përgjakshmet në luftën civile të Sirisë.
Kreu i Koalicionit Kombëtar të opozitës, Khaled Khoja, i ka cilësuar ato si masakër dhe ka thënë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se 250 njerëz po ashtu janë plagosur./evropaelire
