Botë
Al-Maliki fajësohet për rënien e Mosulit
17.08.2015 09:50
Një panel parlamentar i Irakut ka kërkuar që ish-kryeministri Nuri al-Maliki të përballet me gjyq për shkak të rënies së qytetit të Mosulit...

Një panel parlamentar i Irakut ka kërkuar që ish-kryeministri Nuri al-Maliki të përballet me gjyq për shkak të rënies së qytetit të Mosulit nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).
Në raportin e panelit janë fajësuar edhe mbi 30 zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-guvernatorin e Mosulut, Athih al-Nujaifi.
Militantët kanë marrë Mosulin në verë të vitit të kaluar.
Maliki, me përkatësi shiite, është parë si nxitës i tensioneve sektare, duke çuar në rritje të pakënaqësisë në zonat me shumicë sunite, të pushtuara nga Shteti Islamik.
Të dielën, kryeministri aktual i Irakut, Haider al-Abadi, ka hapur rrugën për një gjyq ushtarak të komandantëve ushtarakë që kanë braktisur postet e tyre./evropaelire
