Maqedoni

Në "Alo doktor" deri tani 47.616 paraqitje

17.08.2015 10:28

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor", nga 15 shtatori i vitit të kaluar kur filloi të punojë e deri më dje, ka pasur 47.616 paraqitje...

Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup njoftuan se nga 10 gushti e deri më 16 gusht për këshilla mjekësore kanë kërkuar  1.105 persona.
 
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i menjëhershëm  mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomave të çrregullimit të shëndetit.
 
Njëzet e dy mjekë janë në qasje për këshilla mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.
 
Paraqitjet në javën e fundit janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti me sipmtoma kardiovaskulare dhe respiratore, për dhimbje koke, viruse stomaku  dhe temperaturë të rritur trupore dhe dhimbje simptomatike./mia