Maqedoni
Një person e ka humbur jetën në një aksident në fshatin Peshirovë
17.08.2015 11:15
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Sveti Nikollë - Ovçe Pole në afërsi të fshatit Peshirovo...

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Sveti Nikollë - Ovçe Pole në afërsi të fshatit Peshirovo, në të cilën e humbi jetën 42 vjeçari, Goran S, nga Sveti Nikolla.
Në aksident kanë marrë pjesë një automjet për udhëtim "pezho" me targa të Kumanovës dhe moped me targa të Sveti Nikollës në të cilin i ndjeri Goran.S ka qenë bashkudhëtar.
Lëndime të rënda trupore ka marrë 38 vjeçari S.GJ. drejtues i mopedit. Aksidenti ndodhi kur automobili nga mbrapa ka goditur mopedin.
