Botë
Shpërthim i ri i fuqishëm në portin kinez Tianxhin
17.08.2015 11:50
Një shpërthim i ri i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të një depoje në portin verior kinez Tianxhin...

Një shpërthim i ri i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të një depoje në portin verior kinez Tianxhin, ku javën e kaluar në një sërë shpërthimesh jetën e humbën 114 persona, ndërsa 70 janë të zhdukur, njoftoi televizioni shtetëror kinez.
Në kumtesë thuhet se pas shpërthimit të ri është ngritur tym i bardhë. Është shpallur urdhër për evakuim.
Në shuarjen e zjarrit në zonën industriale Tianxhin marrin pjesë mbi 1.000 zjarrfikës dhe rreth 1.500 ushtarë.
Ekipet e shpëtimit dje gjetën edhe dhjetë trupa të viktimave në shpërthimet, që ndodhën më 12 gusht. Midis të zhdukurve janë disa dhjetëra zajrrfikës.
Ministria kineze e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor publikoi se në vendin e aksidentit janë gjetur cianid dhe kimikale të tjera të rrezikshme toksike transmeton TASS.
Sipas Ministrisë kineze niveli i cianidit është tetë herë mbi nivelin e lejuar në njërin nga gypat kanalizues në rajonin e goditur. Televizioni shtetëror publikoi se 698 persona janë mbajtur në spital pas shpërthimit.
