Botë

Në sulmet ajrore në Duma humbën jetën të paktën 96 njerëz

17.08.2015 12:05

Të paktën 96 njerëz humbën jetën, prej të cilëve numri më i madh janë civilë, në sulmet e djeshme ajrore të armatës siriane...

Të paktën 96 njerëz humbën jetën, prej të cilëve numri më i madh janë civilë,  në sulmet e djeshme ajrore të armatës siriane ndaj qytetit Duma, bastion i kryengritësve.
 
Ai është njëri nga sulmet më të përgjakura të ndërmarra nga regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad.
 
"Numri i viktimave rritet  dhe veçmë janë 96, mes të cilëve të paktën dy gra dhe katër fëmijë. Pritet numri i viktimave të rritet sepse shumica prej rreth 250 të lënduarve janë në gjendje kritike shëndetësore", kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut.
 
Koalicioni i opozitës siriane në Tuiter publikoi se "Asad ka kryer masakër të re në Duma, ndërsa si cak ka zgjedhur tregun me njerëz plot"./mia