Botë
Brazilianët dje kërkuan dorëheqje të presidentes Dilma Rusef
17.08.2015 13:03
Rreth 900.000 persona morën pjesë në protestat në të mbarë Brazilin me kërkesës për dorëheqjen e presidentes majtiste Dilma Rusef...

Rreth 900.000 persona morën pjesë në protestat në të mbarë Brazilin me kërkesës për dorëheqjen e presidentes majtiste Dilma Rusef, sundimi i së cilës është ngarkuar me skandal korrupsioni dhe është pasuar me kriza ekonomike dhe politike, njoftuan mediat franceze.
Zërat se presidentja braziliane Dilma Rusef mund të jetë përfshirë në një skandal korrupsioni ka ç’orientuar brazilianët.
Pas protestave masive në pothuajse të gjitha qytetet e vendit, hetimet po zhvillohen intensivisht nën dyshimin se presidentja ka abuzuar me fonde të kompanisë shtetërore të naftës në Brazil.
Edhe pse deri në keto momente,nuk ka prova e mungojnë dëshmitë që Rousfer të jetë pjesë e skandalit të korrupsionit, ose të ketë pasur njohuri për të.
Ka pretendime që presidentja braziliane përdori fondet shtetërore për të financuar fushatën e vitit të kaluar për tu rizgjedhur si presidente, dhe provat për këtë do ta dalin në pah gjatë hetimeve.
Sondazhet e realizuara me opinionin publik në Brazil provojne se shtatë në dhjetë brazilianë dyshojnë në vërtëtsinë e deklaratave të presidentes se tyre. Dilma Rousef ka mohuar çdo akuzë për abuzime dhe korrupsioni dhe refuzoi të japë dorëheqjen.
Rusef akuzohet se ka mundësuar dhënien e 800 milion dollarëve ryshfet për kompaninë shtetërore të naftës "Prtobas", nga kompani të mëdha ndërtimi në këmbim të kontratave të fryra./mia
