Maqedoni

Kallëzim penal kundër një banori të Belicës së Poshtme për vjedhjen e vulës të spitalit të Strugës

17.08.2015 13:34

Dyzet e tetë vjeçari B.I., nga fshati Belicë e Poshtme e Strugës ka bërë vërtetim të rrejshëm nga Spitali i përgjithshëm në Strugë...

Dyzet e tetë vjeçari B.I., nga fshati Belicë e Poshtme e Strugës ka bërë vërtetim të rrejshëm nga Spitali i përgjithshëm në Strugë dhe në mënyrë të paautorizuar e ka përdorur vulën e vërtetë të spitalit dhe mjekut të mjekësisë së përgjithshme, i punësuar në spital, bëri të ditur SPB Ohër.
 
Pasi paraprakisht i ka vjedhur vulat,  32 vjeçarit L.L., nga fshati Bixhevo e Strugës por me punë të përkohshme në Zvicër, i ka përgatitur vërtetim të rrejshëm në të cilën ka evidentuar se gjoja mjeku nga spitali i ka shkruar terapi të cilën e ka pranuar në periudhën prej 24 qershor deri më 7 gusht.  
 
Në vazhdim ka shkruar se shtëpia e shëndetit publik "Spitali i përgjithshëm – Strugë" vërtetimin ia jep t'i shërbejë si dëshmi para organeve kompetente në Zvicër ku L.K., ka qenë përkohësisht i punësuar me qëllim që të arsyetojë mungesën në punë. Për këtë shërbim, ai ka paguar 100 euro.  
 
Ndryshe, më 10 gusht të këtij viti, gjatë kontrollit në shtëpinë e 48 vjeçarit nga Belica e Poshtme, janë gjetur dhe konfiskuar dy vula zyrtare, e para me emër të mjekut të mjekësisë së përgjithshme, dhe e dyta është vulë në formë rrethi e spitalit të Strugës./mia