Tenis

Murray dhe Bencic triumfojnë në Rogers Cup

17.08.2015 13:52

Andy Murray fiton për herë të tretë në karrierë Rogers Cup....

Në çimenton kanadeze të Montrealit tenisti britanik mposhti pas një ndeshjeje spektakolare 2-1 me sete numrin 1 të Botës serbin Novak Djokovic duke barazuar pikërisht Nolen në kuotën e 3 trofeve.
 
Përpara kësaj sfide bilanci në përballjet direkte mes tyre anonte ndjeshëm nga Djokovic që kryesonte 19-8 por në finalen e Mastersit kanadez Murray shfaqi një provë të vërtetë force duke siguruar fitoren e parë në një ndeshje ndaj serbit që prej vitit 2013.  
 
Për ‘tu përmendur është fakti që serbi i anulloi 5 match-point britanikut në këtë ndeshje ndërsa game-i i 5-të i setit final, i cili shkoi në favor të Murray-it zgjati plot 17 minuta me skocezin që u shkëput në 4-1. Gjithcka përfundoi pas 3 orë e 2 minutave me triumfin e skocezit 2-1 me sete me rezultatin 6-4 4-6 6-3.
 
Falë këtij suksesi Andy Murray merr vendin e 2-të në klasifikimin Botëror ATP duke lënë pas zviceranin Roger Federer.
 
Në kategorinë e femrave trofeu i Rogers Cup shkoi për 18-vjecaren zvicerane Belinda Bencic. Kjo e fundit pasi eliminoi në gjysmëfinale numrin 1 të Botës amerikanen Serena Williams, tregoi gjithë forcën e saj edhe përballë favorites numër 2 për të triumfuar në Mastersin kanadez që për femrat zhvillohet në Toronto, rumunes Simona Halep.
 
Me rezultatin 1-1 me sete dhe me avantazhin 3-0 në setin final në favor të Bencic, Halep u tërhoq për shkak të një dëmtimi duke i dorëzuar trofeun adoleshentes helvete që falë këtij suksesi nga vendi 77 këtë të Hënë në renditjen e përgjithshme ka ngjitur plot 65 shkallë duke u pozicionuar e 12-ta.