Maqedoni

“Most” 13 vite në mbikqyrjen e zgjedhjeve, rekomandime për reforma në procesin zgjedhor

17.08.2015 14:48

Asociacioni qytetar “Most” promovoi dokumentin “Rekomandime për reforma në procesin zgjedhor”...

Asociacioni qytetar “Most” promovoi dokumentin “Rekomandime për reforma në procesin zgjedhor”, dokumenti është i përgatitur mbi bazë të përvojës 13 vjeçare të “Most”-it në mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore në vend dhe jashtë – si pjesë e misioneve vëzhguese të OSBE/ODIHR-së dhe ENEMO, si dhe përmes ndërtimit të kapaciteve të organizatave qytetare për vëzhgimin vendor të zgjedhjeve.
 
Dokumenti është përgatitur në kapituj të cilët e ndjekin kronologjinë e procesit zgjedhor.
 
Secili nga kapitujt jep përshkrim të shkurtër të përcaktimeve aktuale ligjore në atë fushë, kronologji dhe analizë të zbatimit të tyre, si dhe rekomandime, zgjidhje të mundshme dhe alternative për identifikimin e sfidave dhe problemeve.   
 
“Rekomandimet të cilat i përmban ky dokument kanë të bëjnë vetëm në aspektet më të rëndësishme nga procesi zgjedhor, siç janë sistemi zgjedhor, votimi në diasporë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Lista zgjedhore, fushata parazgjedhore dhe financimi i saj si dhe mbrojtja e të drejtës zgjedhore. Ato nuk paraqesin zëvendësim për rekomandimet të cilët përmbahen në raportet e "Most"-it për zgjedhjet e deritanishme, por duhet të lexohen bashkë me to”, shprehet drejtori i asociacionit “Most”, Darko Aleksov.
 
Drejtori i asociacionit “Most” Darko Aleksov theksoi se një pjesë e tyre janë lëndë e bisedimeve mes partive politike, ndërsa një pjesë e tyre paraqesin angazhime shumë vjeçare të Most-it për të cilat partitë politike duhet të arrijnë konsensus.
 
“Most” si vëzhgues në proceset zgjedhore vlerëson se bisedimet për reformën e saj duhet patjetër ti marrin parasysh standardet ndërkombëtare dhe përvojat komparative të zgjedhjeve.
 
REJHANE BUSHI-METAJ