Maqedoni
18 gushti dita e ARM-së do të shënohet me aktivitete solemne
17.08.2015 15:16
Me aktivitete solemne do të shënohet 18 gushti dita e ARM-së...

Me rastin e kësaj dite, kryeshefi i SHM-së të ARM-së gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski tha se ARM në planin vendor dhe ndërkombëtar tregoi se ka kapacitet që të përballet me rëndësinë dhe detyrat që dalin nga misioni i saj.
“Në këtë drejtim të gjithë ne duhet të bëjmë përpjekje plotësuese të bëhemi anëtare e barabartë e Nato-s të samitit të aleancës që vitin e ardhshëm do të mbahet në Varshavë”, shprehet kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Goranco Koteski.
“Vitin e kaluar kishte shumë avasime të eprorëve ushtarakë shqiptar në grada më të larta, ka edhe shumë nëpër njësi të tjera ata do të lexohen te komanda qëndrore, te komanda për stërvitje, te njësia speciale avansimet e eprorëve shqiptar”, shprehet nënkoloneli në ARM, Naser Sejdini.
Sejdini thotë se në njësinë speciale të “Ujqëve” prej 160 personave afër 40 persona do të jenë shqiptar.
“Ushtarët që ishin kandidat e mbaruan në maj obligimin që e kishin 24 ditë ende nuk ka gjasa se kur do të pranohen, ishin do informata se do të pranohen tash për 18 gusht por jo nuk u lexuan, do të ketë pjesëmarrës, unë besoj se te njesia speciale e “Ujqëve” do të jenë 6 veta, te të tjerët 7 veta, dhe të njesitë tjera besoj se do të ketë edhe ndonjë shqiptar, do të pranohen prej 160 vetave, afër 40 vetave shqiptar”, shprehet nënkoloneli në ARM, Naser Sejdini.
Me rastin e ditës se ARM-së u avansuan në grada të larta nën oficerë dhe oficerë, delegatë të qeverisë, nga parlamenti prej kabinetit të kryetarit të shtetit, si dhe delagatë të organizatës së mundjes.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
