Maqedoni

Ohër: Deri më 28 gusht mbahet shkolla për lider të rinjë

17.08.2015 15:40

Sot solemnisht u hap shkolla për lider të rinj që për të gjashtën herë me radhë do të mbahet deri me daten 28 gusht në Ohër.

Në shkollën e sivjetme do të marrin pjesë 20 ligjërues me renome nga institucionet sipërore arsimore dhe institucionet profesionale nga Maqedonia, Evropa, SHBA-ja, Izraeli dhe Maroku, të cilët do t'i këmbejenë përvojat dhe pikëpamjet e tyre për lidership gjithsej 44 pjesëmarrësve në shkollë.
 
Shkolla për lider të rinj është iniciativë personale e presidentit Gjorge Ivanov. Ideja e tij, është t'u mundësohet njerëzve të rinj të talentuar dhe ambicioz nga Maqedonia t'i mbindërtojnë dhe perfeksionojnë shkathtësitë e tyre, të zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë e menaxhuese.
 
“Ju do të jetoni në një botë në të cilën do të keni qasje deri në një numër të madh të të dhënave, njohurive, informatave kështu që detyra jonë është që t'ju aftësojmë se si të dini të orientoheni në atë botë, të dini se si ta shfrytëzoni diturinë, ta zbatoni dhe të njejtën ta zgjeroni. Prej aty kjo është shkollë për aftësi, e jo për dituri, për shkak se dituri veçmë keni", shprehet presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov.
 
Programi i shkollës përfshin ligjërata dhe trajnime në sferat e lidershipit dhe menaxhimit nga ana e ligjëruesve eminentë dhe mysafirë nga institucionet sipërore arsimore dhe profesionale, menaxhment simulime dhe trajnime praktike. 
 
VALIDE LIMANI