EMIGRANTËT
Rritet numri i emigrantëve në Maqedoni; Organizata “Legis” gjendja është alarmante
17.08.2015 16:12
Çdo ditë Maqedonia përfshihet nga valë të reja me numër më të madh të emigrantëve...

Problemi botëror me emigrantët ka ngritur në këmb edhe Maqedoninë e cila së shpejti duhet të gjejë një metodë të saj për menaxhimin e emigrantëve.
Sipas Organizatës joqeveritare ,,Legis”, numri i refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani që duan të arrijnë në Evropë përmes rrugës Ballkanike, po rritet me një shpejtësi marramendëse prej 1500- 2000 emigrantë në ditë, më shumë se para një jave.
Kampet akoma nuk janë gati dhe nuk ka as një strehim për gratë fëmijët dhe personat në moshë të cilët mbrëmë qëndruan jashtë në kohën më shi shprehet Mersiha Smailoviq nga Organizata “Legis”. Nga Greqia paralajmërojnë rritje të numrit të refugjatëve.
“Ajo që tani e shofim është një pasqyrë dëshpëruese pasi që vin numër i madh i grave dhe fëmijëve.Në stacionin në Gjevgjeli kushtet kohore përsëri nuk na shkojnë në favor ,dje ë shi numri I madh I fëmijëve dhe grave janë lagur dhe kanë mbetur të flenë në këto kushtë në stacionin policorë.Situata e njejtë I ka gjetur edhe refugjatët në Tabanofc, ashtu që gjendja është alarmante si për numrin ashtu dhe për kushtet që i marrin në Maqedoni.Kushtet njerësore nuk janë të mira sepse ata flenë në stacionet hekurudhore dhe në arat në Tabanovc”, shprehet Mersiha Smailoviq nga Organizata “Legis”.
Ndryshe mëngjesin e sotëm një emigrant 23 vjeçar është goditur për vdekje nga treni që ka lëvizur në afërsi të lagjes Karposh të Kumanovës.
Në Maqedoni pasi filloi kriza me refugjatët, gjegjësisht me emigrantët nga Siria dhe vendet tjera të përfshira në konflikte jetën e kanë humbur mbi 30 emigrantë në fatkeqësi të shkaktuara nga goditja e trenit.
Ndërkohë mbi 1.728 emigrantë ilegalë dhe refugjatë janë shpëtuar gjatë tre ditëve të kaluara në pjesën lindore të Detit Egje. Sipas analizës së Agjencisë gjermane të lajmeve DPA për gjendjet me refugjatët në Maqedoni dhe Serbi numri i madh i emigrantëve ka të bëjë me planin e Hungarisë që deri në fund të muajit gusht të ndërtoje një mur prej hekuri”.
Mijëra emigrantë nga Ballkani i janë drejtuar muajt e fundit Gjermanisë në kërkim të një azili duke e parë si shpresën e vetme për një jetë normale.
Sipas disa përqindjeve këtë vit priten rreth 600 mijë kërkesa për azil. Ndërkaq Donald Trump, pretendenti që kryeson garën për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 ka thënë se Emigrantët pa dokumente të rregullta qëndrimi duhet të largohen nga Amerika".
Në Shtetet e Bashkuara besohet të jenë rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm.
FLORIJE KAMBERI
