Kabul, rrëmbehet një humanitare gjermane

17.08.2015 17:15

Një humanitare gjermane është rrëmbyer në Kabul, deklaroi sot një përfaqësues i policisë afgane, transmeton BTA...

Zëvendëskryeshefi i policisë në Kabul, Gjul Aga Rohani, kumtoi se gruaja është rrëmbyer në mëngjes nga dy sulmues të armatosur, të cilët e kanë ndalur automobilin e saj. Identiteti i gruas nuk kumtohet, por citohet se ajo punon për agjencisë humanitare qeveritare gjermane GIZ.

Tani për tani nuk ka komente nga Qeveria gjermane ose nga ndonjë përfaqësues i agjencisë humanitare në Kabul, as nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme ose nga Agjencia në Berlin. Në muajt e fundit erdhi deri te keqësimi i sigurisë në Kabul, prejse talebanët e përforcuan luftën e tyre kundër Qeverisë.