Eksperti amerikan do të ndihmoj në përpilimin e kompetencave të prokurorit special
17.08.2015 18:10
Xhon Osaliven, ekspert amerikan sot ka takuar ministrin e drejtësisë Adnan Jasharin...

Me të ka folur për mënyrën e organizimit të gjyqësorit dhe kompetencat e Prokurorit special në Maqedoni.
Përveç kësaj, në takimin e ministrit me ekspertin amerikan është diskutuar edhe për Marrëveshjen e dy qershorit.
“Me theks të veçantë u diskutuar për emërimin e Prokurorit special, si një nga pikat kryesore që palët e nënshkruara në këtë marrëveshje duhet ta zbatojnë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.
Xhon Osaliven ka marr pjesë në zgjidhjen e shumë problemeve në sferën e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
