Grupet Punuese, përfundon takimi, diskutohet lista zgjedhore
Pas dy jave pushim grupet e punës në tryezë të përbashkët për të rishqyrtuar vendimet e marra me marrveshjen e Përzhinos...

Jo zyrtarisht mësohet se përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të marrëveshjes, kanë biseduar për pastrimin e listës zgjedhore.
Janë rrotulluar dy opsione për këtë çështje, e para të ketë regjistrim aktiv të votuesve dhe të formohet listë e rë ndërsa opsioni tjetër pastrim I listës zgjedhore me të dalë në teren.
Temë e takimit të sotëm thuhet të ketë qenë edhe votimi i Diasporës.
VMRO është shprehur që të mbetet modeli I vjetër I votimit, lsdm ttë ritet pasha e votës së atyre të diasporës me votuesit e vendit ndërsa Bdi edhe më herët ëhstë prononcuar që diaspora të votojë për deputetët e vendit. Edhe roli I KSHZ- së ishte pjesë e bisedimeve të sotme.
Takimi i sotëm u ndoq me përforcim të shtuar ndërkombëtarë. Përpos ekspertit belg Piter Van Houit, lehtësues i punës ishte edhe eksperti britanik, Xhejms Hamillton. Pas afër katër ore debat, asnjë nga përfaqësuesit e partive politike nuk u prononcua. Për të heshtur u përcaktuan edhe lehtësuesit e procesit.
“Pa koment, pa koment” – tha shkurt eksperti belg, Piter Van Hovit.
Ditëve në vazhdim si një ndër temat e nxehta që do të hapet për debat është edhe emërimi i prokurorit special i cili do të udhet të meret me zbardhjen e bisedave të dala nga përgjimet.
Edhe për këtë çështje përplasen LSDM dhe VMRO DPMNE. Përderisa partia opozitare është që të përcaktohet roli dhe detyrat e prokurorit special, partija në pushtet e Gruevskit, thotë se këtë veçmëe e mundëson rregullorja aktuale.
Prokurori special do të duhet të zgjedhet deri më 15 shtator ndërsa me fillim të muajit që vjen LSDM duhet të kthehet në kuvend.
Marrëveshja e dy qershorit parashikon mbajtjen e zgjehdjeve të parakohshme paralmentare në fund të muajit prill.
Deri atëherë do të duhet të përmbushen detyrimet e dala nga marrëveshja si dhe vërejtjet e dala nga raporti i komisioni europian i kryesuar nga Rajnhard Pribe e që kanë të bëjnë me funksionimin e mediave, gjyqësorin dhe shërbimeve të sigurisë. (Meral Ismaili, TVM2)
