Zyrtare: Asnjë i mbijetuar nga 54 personat në bord
Pas kërkimeve të vazhdueshme nëpër pyjet malore të përfshira nga mjegulla, skuadrat indoneziane të shpëtimit mundën të arrinin në vendin...

Pas kërkimeve të vazhdueshme nëpër pyjet malore të përfshira nga mjegulla, skuadrat indoneziane të shpëtimit mundën të arrinin në vendin ku ishte përplasur avioni i pasagjerëve Trigana.
Kur e gjetën, ata e përshkruajnë si një skenë horror vendngjarjen e mbushur me trupa njerëzish në mes të pemëve.
Asnjë nga të 54 personat në bord nuk mundi t’i mbijetojë fatkeqësisë, tha Heronimus Guru, zëvendës drejtori i operacioneve të kërkim-shpëtimit për agjencinë kombëtare të Indonezisë.
Helikopterët po shkojnë drejt provincës Papua, për të filluar procesin e evakuimit.
Avioni humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror pak pasi ishte nisur.
Përpjepjekt për të gjetur të mbijetuarit apo edhe vetë avionin, u anulluan disa herë për shkak të motit tej mase të keq.
AIDA AVDULLAU-ZIBERI
