Botë

OKB për Sirinë: Miratohet deklarata për bisedimet për paqe

18.08.2015 09:41

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri deklaratën që të shtyjë përpara bisedimet e paqes në Siri...

Kjo është deklarata e parë e OKB-së, në këto dy vjetët e fundit për Sirinë.
 
Bisedimet e paqes, që pritet të fillojnë në shtator, do të krijojnë 4 grupe punuese për të adresuar çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kundërterorizmit dhe çështjet politike.
 
Procesi i paqes përfshinë “themelimin e një qeverie tranzitore e cila do të ketë kompetenca ekzekutive.
 
Kjo qeveriduhet të ndërtojë një konsensus dhe që do të sigurojë vazhdimësinë e punës së institucioneve qeverisëse”.
 
Në deklaratën e miratuar nuk është përmendur qartësisht e ardhmja e presidentit Bashar Al-Asad,  por qeveritë perëndimore e kanë bërë të qartë se ky tranzicion do të thotë largimin e Asadit nga pushteti.